Flash News

E-TJERA

Asociacioni i Gazetarëve dënon kërcënimet ndaj gazetarit Almer Toska

Asociacioni i Gazetarëve dënon kërcënimet ndaj gazetarit

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar ashpër pas kërcënimeve të bëra ndaj gazetarit Almer Toska, pas publikimit të një shkrimi investigativ në portalin Timoni.al, ku në qendër ishte biznesmeni Julian Morina.

Në deklaratën e saj, AGSH e cilëson ngjarjen si një akt tipik frikësimi ndaj medias, i cili nuk duhet të tolerohet në një vend demokratik.

Deklarata:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon kërcënimet e bëra ndaj gazetarit Almer Toska, pas publikimit të një shkrimi në portalin Timoni.al, ku në qendër ishte biznesmeni Julian Morina.

Ky është një akt tipik frikësimi që nuk duhet toleruar.

AGSH përshëndet reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, duke i nxitur këto institucione të hetojnë me profesionalizëm dhe shpejtësi rastin.

AGSH qëndron krah gazetarit Almer Toska dhe çdo gazetari tjetër që kërcënohet për shkak të detyrës së tij. Kërcënimet nuk mund të heshtin zërin e gazetarëve!

Të fundit