Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Associated Press’ reportazh në Kukës: Qyteti i varfër shqiptar që lidh shpresat e turizmit në tunelet komuniste

Nëse dëshironi të ecni me kilometra në bunkerët e betonit, të ndërtuar për të mbrojtur një regjim totalitar izolues, që askush nuk donte ta sulmonte, Kukësi në Shqipërinë verilindore është vendi i duhur.
Diktatura komuniste e vendit të vogël ballkanik pas Luftës së Dytë Botërore, u ‘gëzua’ nga veprat masive mbrojtëse; fshati është ende i mbushur me mbetjet e shkatërruara të 175,000 mini-bunkerëve prej betoni – të ndërtuar sërish për të ndaluar pushtuesit imagjinarë. Por çmimin e parë, e marrin tunelet e Kukësit.
I gërmuar nga vitet 1970 deri në fillim të viteve 1990 – pikërisht në kohën e rënies së regjimit komunist – rrjeti nëntokësor kishte për qëllim të strehonte të gjithë popullsinë e qytetit prej 16,000 banorësh, për gjashtë muaj, në rast lufte. I pajisur me aparatura, që nga zyra e prokurorisë e deri në një klinikë materniteti, ishte projekti më i madh fortifikues i Shqipërisë, me tunele që shtriheshin deri në shtatë kilometra.

Tani, autoritetet lokale shpresojnë ta kthejnë atë në një atraksion turistik, me ndihmën e financimit të Bashkimit Europian. Deri në fund të vitit, thonë ata, një qendër komandimi me shumë dhoma dhe një tunel i gjatë, që të çon atje nga bashkia, duhet të jenë të aksesueshme.
Tani, autoritetet lokale shpresojnë ta kthejnë atë në një atraksion turistik, me ndihmën e financimit të Bashkimit Europian. Deri në fund të vitit, thonë ata, një qendër komandimi me shumë dhoma dhe një tunel i gjatë që të çon në të nga bashkia duhet të jenë të aksesueshme.
Shqipëria postkomuniste mbetet një nga vendet më të varfra të Europës. Turizmi është një burim kryesor fitimi, duke gjeneruar 17% të PBB-së në 2021, ndërsa të ardhurat u rritën me 33% në 2022, me rreth 7.5 milionë turistë.
Turistët do të ishin veçanërisht të mirëpritur në Kukës, një qytet 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Tiranë, afër kufirit me Kosovën. Është zona më e varfër e Shqipërisë, pavarësisht nga pasuritë e saj minerale dhe peizazhet mahnitëse malore, nga të cilat shumica e të rinjve emigrojnë – shumë shkojnë jashtë vendit.
Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, tha se turistëve do t’u ofrohen eksperienca gastronomike si dhe eksperienca e tunelit.
“Një qytet i tillë muze, do të tregojë vlerat lokale të popullsisë dhe do të tërheqë vizitorë, do të sjellë para për bashkinë dhe punësim për njerëzit,” tha ai.
Banorët më të vjetër vendas, kanë kujtime të gjalla për kompleksin, i cili u ndërtua kryesisht me punë masive vendase dhe u përdor vetëm një herë në një stërvitje të mbrojtjes civile, në fund të viteve 1980, e cila e dërgoi të gjithë popullsinë e Kukësit nën tokë.
Një zile alarmi ra natën. Kryetari i bashkisë së qytetit dhe lideri i partisë u takuan në një hyrje tuneli poshtë zyrave të tyre dhe ecën katër kilometra për të arritur në qendrën e komandës.
Armida Alikaj, e cila në atë kohë ishte 10 vjeçe, tha se babai i saj e zgjoi me qetësi dhe secili mori një çantë shpine me rroba, ushqime dhe batanije, për të shkuar në tunele me “erën e dheut” dhe parulla e numra të pikturuara në dyert e lyera me gëlqere.

“Nuk kisha frikë sepse na thanë se ishin ndërtuar për ne,” tha ajo. “Por zhurma e sirenës ishte e tmerrshme.”
Kukësi është një qytet relativisht i ri, me banesa pesëkatëshe me tulla të bardha të stilit sovjetik – me murin e tunelit – për të strehuar rreth 16,000 njerëz pasi qyteti i vjetër, u ‘gëlltit’ në 1978 nga një liqen artificial, i projektuar për të ‘ushqyer’ një hidrocentral.
Banorët e çdo pallati kishin vendin e tyre të përcaktuar në tunele, me qarkullim të mirë ajri dhe furnizim me ujë.
Kishte gjithashtu një fabrikë buke, një shkollë, një spital, një maternitet, prokurori, stacion policie, radiostacion, shtypshkronjë për propagandën komuniste, si dhe klasa për fëmijë dhe hapësira për burra dhe gra, për t’iu nënshtruar trajnimit për qitje dhe aftësi të tjera ushtarake.
Diktatori komunist i Shqipërisë Enver Hoxha, ndërpreu lidhjet me Jugosllavinë fqinje në 1949, me Bashkimin Sovjetik në 1961 dhe me Kinën në 1978. Frika e tij nga pushtimi, e bëri regjimin të shpenzonte rreth 5% të buxhetit të tij vjetor për ushtrinë.
Oficeri në pension i ushtrisë Haxhi Cenaj, 81 vjeç, thotë se ai kaloi orë të tëra nën tokë në qendrën komanduese të Kukësit me 37 dhoma, ndërsa krerët ushtarakë komplotonin strategjinë e tyre, duke u përgatitur për një sulm jugosllav, që nuk erdhi kurrë.
Derisa doli në pension në vitin 1995, Cenaj ishte një major, që drejtonte një njësi të vogël këmbësorie të caktuar për mbrojtjen e qendrës.
Djali i tij, Afrimi, i cili tani kujdeset për një pjesë të vogël të tuneleve, tregon dritat në muret e ftohta, tavolinat e betonit dhe tualetet. Grupe të vogla lakuriqësh nate grumbullohen në tavane.
“Shumë njerëz – britanikë, zviceranë, holandezë apo francezë – vijnë në Kukës vetëm për të parë tunelet,” tha ai.
Bukurosh Onuzi, një ekspert turistik i ngarkuar me projektin e muzeut, tha se ka “shumë interes për kompleksin, veçanërisht nga të huajt, por edhe nga të rinjtë shqiptarë, që nuk kanë njohuri, nuk kanë informacion ose nuk kanë jetuar në komunizëm”.
Cenaj, ish-majori i ushtrisë, thotë se e kujton me dashuri kohën e kaluar nën tokë.
“Ne kemi provuar skenarë, provokime. Ne planifikuam se do të kishte një luftë, me gjasë një sulm ajror dhe u stërvitëm se si të mbijetonim, “tha ai. “Do të preferoja ta kisha ende gati rrjetin nëntokësor. Kush e di se çfarë po ndodh me luftërat përreth. /Associated Press’/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38