Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
“Ata nuk janë heronj”, Dasho: Rama po i përdor mjekët si kukulla propagandistike, i rreshton si Kim Jong-un
Mjeku Erion Dasho akuzon kryeministrin Edi Rama se ka dëmtuar sistemin shëndetësor dhe se po përdor bluzat e bardha për propagandë. Ai shkruan në Facebook se sa herë që ‘del zbuluar’ me menaxhimin që po bën situatës së pandemisë, Rama vendos në funksion “heroizmin” e mjekëve.
“Si atëherë kur u zu me presh në dorë duke manipuluar shifrat e vdekjeve, ashtu edhe sot me Tiren, çdo komenti kritik ai i bën bisht me frazën shabllon ‘Mjekët tanë janë heronj’”, shkruan Dasho.
Ai shton se mjekët nuk janë heronj, ndërsa shton se Shqipëria ka pasur dy ose tre figura të tilla. Mjeku bën një krahësim mes kryeministrit Rama dhe diktatorit Enver Hoxha, duke theksuar se prodhojnë heronj me shumicë.
“Enveri nisi të prodhonte “heronj" me shumicë duke përdorur si lëndë të parë traktoristët, shoferët apo fatkeqët që humbnin jetën në detyrë!
Në se dikujt prej kolegëve bluzëbardhë i pëlqen manteli i pamerituar i heroit dhe nuk arrin të bëjë paralelizmin midis vetes dhe mjelësve të Enverit, aq më keq për të”, shkruan mjeku.
Ky i fundit shton se qeveria Rama i la mjekët dhe infermierët në mëshirën e fatit, ndërsa nënvizon se janë më të keqpaguarit në evropë.
“Injorantët që vure ti në drejtim kaq dinin dhe kaq bënë! Kasaphanë me sistemin shëndetësor! Sot Shqipëria nuk ka heronj! Ka Tire! Ka mjekë dhe infermierë të keqpaguar, të lënë pa pajisje diagnostike, pa medikamente dhe me duar bosh për t’u marrë me hallet e pacientëve! Gjatë pandemisë të lënë edhe pa pajisje mbrojtëse! Muret e spitaleve ama i kemi të lyer njëlloj si Europa!
Herë pas here, ti bën estradë me mjekët duke i rreshtuar para klarinetistëve të tu sikundër i rreshton sivëllai yt Kim Jong-un! Mjaft më me talljen, nëpërkëmbjen dhe përdorimin e tyre si kukulla propagandistike”, thekson Dasho.