Flash News

E-TJERA

Athinë/ Policia sekuestron 6 kg kanabis dhe 20 mijë euro, në pranga dy shqiptarë

Athinë/ Policia sekuestron 6 kg kanabis dhe 20 mijë euro, në

Një operacion antidroge ka goditur një rrjet të trafikut të narkotikëve në kryeqytetin e Greqisë.

Sipas mediave greke, katër anëtarë të organizatës janë arrestuar, ndërsa gjatë hetimeve u sekuestruan kanabis me një peshë prej 6 kilogramësh, 20,000 euro dhe telefona celularë.

Mësohet se mes të arrestuarve janë dy shqiptarë dhe dy grekë. 

Sipas informacioneve, anëtarët e organizatës nuk banonin brenda qendrave studentore por dyshohet se trafikonin drogë brenda Kampusit Universitar.

Të fundit