Flash News

E-TJERA

“Atletika në mjerim, shumë sporte po zhduken”, rekordmeni shqiptar: Edhe gjylen e kam blerë vetë

“Atletika në mjerim, shumë sporte po zhduken”, rekordmeni

Mungesa e kushteve për sportistët, është ndër problemet kryesore në Shqipëri. Përveç futbollit, të gjithë disiplinat e tjera janë lënë në harresë nga qeveria, duke pasur parasysh që vendi ynë ka nxjerrë kampionë në shumë sporte si basketboll, atletikë, peshëngritje etj.

Adriatik Hoxha, kampioni e rekordmeni kombëtar në hedhjen e gjyles, përfaqësues i Shqipërisë në lojërat olimpike Londër 2012, është njëherazi një zë kritik për atë që po ndodh sot me atletikën shqiptare.

Në një intervistë për “Euronews” ai tregon se atletika është sporti kryesor në Durrës, por po shkon drejt shuarjes. Sipas Hoxhës shumë disiplina nuk ekzistojnë më dhe se ata pak sportistë që kanë mbetur, stërviten në kushte skandaloze.

“Nuk dua t’i përmend shumë këto problematikat e kushteve, sepse siç i patë edhe ju janë skandaloze. Unë kam shkuar në olimpiadë me një bosht shtange dhe ai i blerë me buxhetin tonë dhe me një gjyle të vetme”, tha Hoxha për Euronews.

Të fundit