Flash News

E-TJERA

Atmosfera e hapjes së fushatës, PS vetëm me kandidatë, ‘sheshi i PD pushtohet’ nga simpatizantët

Atmosfera e hapjes së fushatës, PS vetëm me kandidatë,

PD ka nisur çeljen e fushatës elektorale në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Ndonëse e diktuar nën masat e rregullave anti-covid, sërish të pranishëm ka qindra simpatizantë të PD. Ata kanë mbërritur me makina dhe flamuj kombëtar dhe të PD, ndërsa shpesh nuk janë respektuar distancat sociale.

222 kandidatët për deputetë kanë mbërritur prej orës 17.00 dhe janë në pritje të kryetarit Lulzim Basha.

Socialistët nga ana tjetër presin të nisin fushatën një orë më vonë, në 18.00. Në sheshin ‘Skënderbej’ situata është krejt e kundërta. Deri tani kanë mbërritur vetëm kandidatët për deputetë dhe nuk ka prezencë të simpatizantëve për shkak të rregullave anti-covid.

Të fundit