Flash News

E-TJERA

Atmosferë kuqezi në Varshavë, tifozët shqiptarë pushtojnë rrugët para sfidës me Poloninë

Atmosferë kuqezi në Varshavë, tifozët shqiptarë

Varshava po përjeton një ditë me emocion dhe ngjyra kuqezi, teksa tifozët shqiptarë kanë nisur të grumbullohen që në mesditë përpara sfidës së mbrëmjes ndaj Polonisë. Rrugët përreth stadiumit janë mbushur me këngë, tupanë dhe flamuj kombëtarë, duke krijuar një panoramë festive dhe të zjarrtë.

Sipas organizatorëve, rreth 3500 tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm brenda stadiumit, por numri i atyre që kanë udhëtuar drejt kryeqytetit polak pritet të jetë edhe më i madh.

Policia vendase dhe strukturat e sigurisë kanë marrë masa të shtuara për të garantuar mbarëvajtjen e eventit. Deri tani, atmosfera ka qenë paqësore dhe festive, pa incidente të raportuara, ndërsa tifozët vazhdojnë të shfaqin pasionin e tyre për ekipin kombëtar.

 
 

Të fundit