Flash News

E-TJERA

"Aty ka vrasës"/ Pas denoncimit të Berishës, reagon Sefer Shata

"Aty ka vrasës"/ Pas denoncimit të Berishës, reagon

Në konferencën për mediat që mbajti pas protestës, ish-lideri Sali Berisha denoncoi se në PD kishte persona me rekorde kriminale. Ai paralajmëroi se do të paditen të gjithë personat që dhunuan protestuesit. Berisha u ndal te një person me mbiemër Shata.

"Që aty ka vrasës kjo është shumë evidente. Njëri prej tyre është me mbiemër Shata. Po nuk është i vetëm, ka dhe të tjerë. Që aty ka persona në kërkim është shumë evidente. Janë madje në foto persona të grupeve fondamentaliste. Grupi juridik i Komisionit të Rithemelimit do të konsiderojë të gjitha procedurat ligjore. Natyrisht nuk kemi besim te drejtësia e shndërruar në një degë të Edi Ramës. Por dosjet mbeten, dhe drejtësia vonon por nuk harron. Ndaj të gjitha këtyre do ngrihen padi", tha ish-lideri.

Pas kësaj deklarate, mediat shkruajtën se Berisha e kishte fjalën për Sefer Shatën, i dënuar me 25 viet burg. Shata ka reaguar pas lajmeve, duke i mohuar. Ai ka thënë për "Balkan Ëeb" se nuk ka qenë në mesin e personave që dolën nga selia dhe dhunuan protestuesit, ndërsa thekson se është një simpatizant aktiv i vjetër i PD-së.

“Më ka nxjerrë një foto më ka ngatërruar me një person aty. Nuk jam ai i fotos, jam aktivist i PD, por nuk jam personi në foto. Më kanë shqetësuar familjen. Nuk kemi ngjashmëri.

Kam qenë shoqërues i vjetër në PD, që nga Eduard Selami Tritan Shehu kemi shoqëruar edhe Berishën. Jam pishtar i demokracisë. Jam dekoruar edhe nga vetë z.Berisha. Nuk jam pjesë e asnjë organizate kriminale", ka thënë Shata.

 

Të fundit