Flash News

E-TJERA

‘Audi’ del nga rruga në autostradën “Tiranë-Durrës”, vdes 19-vjeçari, plagoset shoferi 18-vjeçar

‘Audi’ del nga rruga në autostradën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës” në zonën e “Marikaj” pak pas mesnatës, rreth orës 00:40. 

Policia njofton se mjeti tip 'Audi' që drejtohej nga 18 vjeçari me iniciale D. D., dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një karburant. Si pasojë, u plagos vetë, kurse njër nga pasagjerët,  E. B., rreth 19 vjeç ka humbur jetën. 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.

Të fundit