Flash News

E-TJERA

Audi mori përpara 69-vjeçarin në Kuçovë, flasin dëshmitarët: Ishte me shpejtësi skëterrë

Audi mori përpara 69-vjeçarin në Kuçovë, flasin

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Tapi në qytetin e Kuçovës.

Një automjet, tip ‘Audi’, me targa AB 518 KX ka përplasur në qendrën të fshatit 69-vjeçarin Veiz Plaku, që po qarkullonte në anë të rrugës së fshatit me biçikletë.

Edhe pse Plaku është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit të Kuçovës, ai ka gjetur vdekjen gjatë rrugës, për shkak të plagëve të marra në kokë.

Banorët e zonës kanë treguar se mjeti ishte duke qarkulluar me shpejtësi skëterrë në momentin e aksidentit, kjo e konfirmuar edhe nga dëshmitarët në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit, 21-vjeçari Fabion Arapi, pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kuçovës, është shoqëruar nga policia.

Të fundit