Flash News

E-TJERA

Audi përplas për vdekje këmbësorin, me çantën e bukës në dorë po shkonte në punë

Audi përplas për vdekje këmbësorin, me çantën e

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shijak-Xhafzotaj në Durrës. Një automjet tip "Audi" ka përplasur një këmbësor, i cili me çantën e bukës në dorë po përshkonte rrugën drejt vendit të punës.

Ai u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka arritur t'iu mbijetojë plagëve të marra. Viktima është shtetasi Dalip Gjoka, 62-vjeç, me origjinë nga Dibra dhe prej shumë vitesh banor në Xhafzotaj, baba i 5 fëmijëve.

21-vjeçari A.L. që drejtonte mjetin “Audi” u shoqërua fillimisht në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa disa orë më pas policia njoftoi se i kishte prerë fletë arresti.

Të fundit