Flash News

E-TJERA

"Audi përplaset me "Benz-in" në Fushë-Krujë, nisen drejt Traumës 3 të rinj

"Audi përplaset me "Benz-in" në Fushë-Krujë,

Një aksident i rëndë është regjiatruar mesditën e kësaj të premte në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë”.

Dy makina tip "Audi" dhe "Mercedez benz" janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Këta të fundit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe raportohet se gjendja e tyre është kritike. 

"Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. D., rreth 19 vjeç.

 Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues 28-vjeçarin, shtetasi S. H., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve",- njoftoi Policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit