Flash News

E-TJERA

Audio-përgjimi i ’21 janarit’, Prokuroria e Tiranës nis verifikimet

Audio-përgjimi i ’21 janarit’, Prokuroria e Tiranës nis

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar nisjen e verifikimit për audio-përgjimin e publikuar mbi ngjarjen e ’21 janairt’ ku mbetën të vrarë katër protestues.

Sipas Prokurorisë do të bëhet verifikimi i përgjimeve të publikuara tre ditë më parë nga gazetari Artan Hoxha në emisionin “Zona Zero” në Top Channel.

“Me kryerjen e veprimeve hetimore të këtij procedimi penal janë ngarkuar Oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët krahas detyrave të urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit A.H (gazetar), fakte të bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin “Top Channel”, njofton prokuroria.

Nga të shtënat mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Qytetarët u vranë gjatë protest5ës të thirrur asokohe nga opozita e drejtuar nga Edi Rama.

Të fundit