Flash News

E-TJERA

Aulon Naçi emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

Aulon Naçi emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të

Qeveria shqiptare ka vendosur sot të emërojë kompozitorin Aulon Naçi si drejtor të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Ky emërim vjen disa muaj pas largimit nga detyra të Abigela Voshtinas, e cila e mbajti këtë post për më shumë se dy vite.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili bazohet në nenin 100 të Kushtetutës dhe ligjin për artin dhe kulturën, emërimi i Naçit është bërë pas propozimit të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në "Fletoren zyrtare".

Të fundit