Flash News

E-TJERA

Austri/ Krim në familjen shqiptare, burri vret gruan me kaçavidë

Austri/ Krim në familjen shqiptare, burri vret gruan me

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë, ku një grua 38-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e pajetë në oborrin e një shtëpie në komunën Baden, në Austrinë e Ulët.

Sipas mediave austriake, viktima dyshohet se është një shtetase serbo-kosovare, ndërsa i dyshuari kryesor për vrasjen është bashkëshorti i saj, me origjinë gjithashtu nga Kosova, nga i cili ajo jetonte e ndarë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30. Policia austriake ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Sipas informacioneve të para të publikuara nga mediat lokale, dyshohet se gruaja është vrarë me një kaçavidë. Çifti raportohet se ishte prind i katër fëmijëve.

Të fundit