Flash News

E-TJERA

Autoboti përplaset me “Ford-in” në aksin Tepelenë-Fier, humb jetën çifti i bashkëshortëve

Autoboti përplaset me “Ford-in” në aksin

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Tepelenë-Fier.

Aksidenti ka ndodhur në orën 05:30, ku mjeti tip autobot i drejtuar nga shtetasi S. A, është përplasur me mjetin tip “Ford” të drejtuar nga shtetasi V. A.

Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).

Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit