Flash News

E-TJERA

Autobusi në Lanë/ Prokuroria nis hetimet, dy pistat

Autobusi në Lanë/ Prokuroria nis hetimet, dy pistat

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së enjtes, ku autobusi i linjës “Go Green” u përplas me një automjet dhe përfunduan në lumin Lanë.

Çështja do të hetohet nga prokurori Shpëtim Garunja, i cili e ka regjistruar ngjarjen deri tani si kundërvajtje penale, pasi si pasojë e aksidentit kishte vetëm të plagosur dhe jo viktima.

Rrjedhimisht, nuk është arrestuar asnjë prej drejtuesve të mjeteve, sipas “Report Tv”. Pritet edhe ekspertiza e mjeteve, që do të çojë në zbardhjen e aksidentit. Ekspertiza pritet të zgjasë deri në 20 ditë.

Nga verifikimet paraprake dyshohet për dy pista. E para për një gabim njerëzor të drejtuesit të autobusit, Muhamet Kyçuku, apo një keqfunksionim elektrik të mjetit.

 

Të fundit