Flash News

E-TJERA

Autobusi përmbyset në mes të rrugës në Tiranë, detaje nga ngjarja

Autobusi përmbyset në mes të rrugës në Tiranë,

Të paktën tre persona raportohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën e Elbasanit, ku një autobus humbi kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në mes të rrugës.

Mësohet se drejtuesi i autobusit, pasi humbi kontrollin ka dalë nga rruga duke marrë përpara edhe dy automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit të plagosur kanë mbetur tre persona, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

Të fundit