Flash News

E-TJERA

Autobusi përplaset me kamionin dhe 2 makina në Turqi, 10 të vdekur dhe 39 të plagosur

Autobusi përplaset me kamionin dhe 2 makina në Turqi, 10 të

10 persona u vranë dhe 39 të tjerë u plagosën në Turqi kur një autobus ndërqytetës u përplas me tre automjete të tjera në një autostradë qendrore. Kështu tha ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya.

Autobusi, i cili po udhëtonte nga Dijarbakır për në Stamboll, u përplas me një kamion dhe dy automjete të tjera në rajonin Tarsus pranë qytetit mesdhetar të Mersinit, tha ministri në një postim në X.

Qeveria theksoi se ka nisur një hetim për shkaqet e sakta të aksidentit.

Të fundit