Flash News

E-TJERA

Autobusi përplaset me ‘Land Rover-in në Rrugën e Kombit, humb jetën shoferi nga Kosova, plagoset i biri

Autobusi përplaset me ‘Land Rover-in në Rrugën e Kombit,
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në aksin Rubik-Rrëshen.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet tip ‘Land Rover’. Për pasojë, shoferi i mjetit ‘Land Rover’ ka humbur jetën.

"Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip "Land Rover" me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar. 

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Mësohet se viktima është Hysen Seitaj, 58 vjeç, banues në Kosovë.

Makina tip "Land Rover", me të cilën po udhëtonte Seitaj së bashku me djalin e tij, u përplas me një autobus. Për pasojë 58-vjeçari humbi jetën, ndërsa djali i tij ka marrë plagë të rënda.

 

 

Të fundit