Flash News

E-TJERA

Automjeti del nga rruga dhe përplaset me bordurat, humb jetën drejtuesi 43-vjeçar

Automjeti del nga rruga dhe përplaset me bordurat, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përpalsur me bordurat anësore, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi.

Viktima është i identifikuar si Emri Cani, 43-vjeç. Ky i fundit banonte në Kamëz, për ku dhe ishte nisur të shkonte. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit