Flash News

E-TJERA

Automjeti humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen, ndërron jetë pasagjeri

Automjeti humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen,
Foto ilustruese

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjokaj, Vorë.

Sipas policisë, H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.  Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit, ndërsa pasagjeri S. S., rreth 80 vjeç ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Ndërkohë po vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit