Flash News

E-TJERA

Automjeti përplas biçikletën në Kavajë, humb jetën drejtuesi

Automjeti përplas biçikletën në Kavajë, humb

Një 78-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kavajë, pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:15 në vendin e quajtur rrethrrotullimi i motor-pompës, ku shtetasi me inicialet L.Gj.,  po lëvizte me biçikletë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

 “Më datë 19.10.2020, rreth orës 09:40, në vëndin e quajtur “Pompat e Ujit”, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin B.H., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin L.Gj., 78 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Të fundit