Flash News

E-TJERA

Automjeti përplaset me motorin, plagoset 64-vjeçari në Këlcyrë

Automjeti përplaset me motorin, plagoset 64-vjeçari në

Një aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në hyrje të qytetit të Këlcyrës.

Policia njofton se një automjet që drejtohej nga një 35 vjeçar është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

 "Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në hyrje të qytetit të Këlcyrës, automjeti me drejtues shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Mezhgoran, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. K., 64 vjeç, banues në Këlcyrë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. K., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Të fundit