Flash News

E-TJERA

Autonomia Spitalore/ Mjeku Alimehmeti: Tani do të hyjë në konkurrencë shteti me privatin

Autonomia Spitalore/ Mjeku Alimehmeti: Tani do të hyjë në

Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me Autonominë Spitalore. I ftuar në intervistën e Fax Neës, sipas Alimehmetit, Autonomia Spitalore, është një mashtrim nga qeveria dhe një premtim joreal. Alimehmeti tha se e gjitha kjo është në kundërshtim absolut me termin “shëndetësi falas” dhe se nuk ka lidhje aspak me këtë.

Ai tha se thëniet e kryeministrit Rama se OBSH e ka nxjerrë QSUT-në si një nga spitalet më të mira në Europë, janë të gjitha gënjeshtra.

Alimehmeti tha se termi “autonomi spitalore”, do të thotë decentralizim, dhe se kjo është klasikisht një politikë e djathtë. Por sipas tij, qeveria nuk do të arrijë ta vendosë në zbatim.

 “Dëgjuat gjë ju? Kryeministri nuk tha asgjë konkrete, përveç fjalës ‘autonomi’. Ai nuk përmendi asgjë në lidhje me përfitimet e qytetarëve shqiptarë. Kjo është e gjitha një propagandë”.

Përsa i përket idesë se mjekët do të kenë mundësinë të punojnë jashtë orarit, Alimehmeti tha se qytetarët do ta vuajnë në xhepin e tyre këtë.

Ai shtoi se, me mundësinë e mjekëve për të punuar jashtë orarit të punës, spitalet shtetërore do të hyjnë në konkurrencë me spitalet private.

 “Po themi se një mjek e ka pagën 1 milionë lekë të vjetra. Këta thonë se mjeku i cili punon jashtë orarit, do të përfitojë 30%, pra vetëm 300 mijë lekë të vjetra shtesë. Si mendoni, mjeku do të lejë spitalin privat ku punon e ku merr pagë më të lartë e do shkojë të punojë në shtet?”, tha Alimehmeti.

Të fundit