Flash News
Masakra në Hait: Rreth 200 të vdekur nga dhuna brutale
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të d*ogës
Kjo është pasuria që mund të ketë marrë në Moskë familja e Bashar al-Assad
Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shkodër
Misteri për vrasjen Alba Cenkos, fqinjët: Kanë gisht si familje, edhe e ëma e Kastriotit
Një 33-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi dyshohet se ka kryer 4 vjedhje. Mësohet se Gentian Hasa ka kryer 4 vjedhje, në një pallat në ndërtim, në një kantier ndërtimi, e në një banesë, ku ka marrë vegla pune. Po ashtu, ai ka vjedhur dhe një shumë parash në një market.
Policia arriti ta zbulonte vetëm pasi e ndaloi, për shkak se u përfshi në një konflikt me një tjetër shtetas. Gjatë kontrollit në shtëpi, iu gjetën sendet e vjedhura, paratë si dhe një mjet prerës bashkë me një shkop bejsbolli.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Several”.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Gentjan Hasa, 33 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se:
-më datë 29.08.2024, ka vjedhur vegla pune në një pallat në ndërtim, në lagjen nr. 1;
-më datë 11.10.2024, ka vjedhur kabllo elektrike, në një kantier ndërtimi, në lagjen nr. 4;
-më datë 17.10.2024, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në një market në lagjen nr. 1;
-më datë 20.10.2024, ka vjedhur vegla pune në një banesë, në lagjen nr.17/1.
Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se më datë 27.10.2024, në lagjen nr. 17/1, është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. T.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gentjan Hasa, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash (euro dhe lekë), vegla pune, një mjet prerës (thikë) dhe një shkop bejsbolli.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.