Flash News

E-TJERA

Autor i tre grabitjeve me armë në Fushë-Krujë, shpallet në kërkim 30-vjeçari

Autor i tre grabitjeve me armë në Fushë-Krujë, shpallet

Policia ka zbardhur tre grabitje të ndodhur një ditë më parë në Fushë Krujë nga një i ri, i cili është shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ends”, është identifikuar autori i dyshuar, Emiliano Nikolli 30 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë mëngjesit të ditës së djeshme, Emiliano Nikolli fillimisht ndaloi një taksist dhe i kërkoi që ta shoqëronte drejt Fushë-Krujës.

Nën kërcënimin e armës i ka marrë taksistit automjetin, celularin dhe një shumë parash e më pas e ka lënë në afërsi të Tapizës dhe është larguar.

Të radhës 30-vjeçari ka grabitur dy pika karburanti, gjithashtu nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë xhiron ditore nga të dy subjektet si dhe sende personale të punonjësve.

Automjeti taksi i grabitur është gjetur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe tashmë është sekuestruar. Sakaq, policia po vijon kërkimet për arrestimin e 30-vjeçarit.

Të fundit