Flash News

E-TJERA

Autorët e 10 vjedhjeve në Kavajë, dje grabitën një makinë; arrestohet 26-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Autorët e 10 vjedhjeve në Kavajë, dje grabitën një

Policia e Kavajës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij të akuzuar për grabitje, në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit e natës”.

Në pranga është vënë shtetasi me iniciale D. B., 26 vjeç, banues në Laç, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi E. D., 29 vjeç, banues në Rrëshen. Sipas burimeve zyrtare, këta shtetas dyshohet se janë autorët e 10 vjedhje të ndodhura më parë në Kavajë.

Policia njofton se dy të rinjtë, gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, në Vorrozen, Kavajë, kanë vjedhur makinën në pronësi të shtetasit S. B., e cila u gjet dhe u sekuestrua në Fushë-Gjormë, Laç.

Gjithashtu, blutë e Kavajës bëjnë me dije se nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se gjatë muajve maj, qershor dhe korrik, këta shtetas kanë vjedhur sende me vlerë, shuma parash dhe orendi shtëpiake në 9 banesa, konkretisht:

Më datë 27.05.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. P.; më datë 22.05.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. Ç.; më datë 22.06.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. K.; më datë 17.06.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Sh.; më datë 17.06.2021 kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit G. B.; më datë 16.06.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit Sh. C.; më datë 14.06.2021 kanë vjedhur në banesat e shtetasve V. H. dhe K. Ll; më datë 03.07.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit Z. Ç.

Policia njofton se vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave, të kryera nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Të fundit