Flash News

E-TJERA

Autorët u veshën si policë/ Dervishi për grabitjen e Çangut: Policia s’është hajdute, uniforma shitet edhe në pazar

Autorët u veshën si policë/ Dervishi për grabitjen e

Vetëm disa pas dhunimit dhe grabitjes së biznesmenit Namik Çangu në Nikël, zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit Albert Dervishi foli lidhur me ngjarjen.

I ftuar në News 24, Dervishi u ndal tek autorët e maskuar me veshje policie të cilët torturuan dhe më pas grabitën Çangun. Sipas tij, uniformat nuk janë të Policisë së Shtetit, pasi të tilla shiten edhe në pazar ose mund të përshtaten edhe nga rrobaqepësja.

“Në punë tonë të përditshme disa zona policore i kemi në fokus të veçantë, siç është Nikla. për këtë masë janë marrë masa nga policia e Shtetit dhe janë zhvilluar operacione, një pjesë e të cilave janë bërë të ditura ose një pjesë është në zhvillim. Këtë vit kemi caktuar një grup të posaçëm për komisariatin në Krujë, sidomos në këtë zonë. Ka disa mënyra që autorët përdorin për të realizuar një aktivitet kriminal. Një prej tyre është se prezantohen si punonjës policie. Po kjo nuk do të thotë që të hidhen hije dyshimi mbi punonjës policie. Për këtë rast po punohet intensivisht. Të shpresojmë që lajmin ta marrim sa më shpejt të jetë e mundur. Uniforma, ose copa me të cilën policia prodhon kostumet e stërvitjes ka edhe në pazar. Nuk është e vështirë që një rrobaqepës t’i përshtat. Apo dhe kapele të tilla ka dhe në Pazar. Ngjarje të tilla, me pasojë ose pa pasoja, si qartëson njerëzit e dëmtuar që të vërejnë me imtësi që uniforma është ajo apo e imituar. Po të dëgjoni dëshminë e të dëmtuarit, ai ka pasur dyshime se ata nuk ishin policë. Policia nuk hyn si hajdutë në banesa,” tha Dervishi.

Zëvbendës drejtori i policisë tha se grabitja e biznesmenit Çangu është duke u hetuar për të zbardhur dinamikën dhe për të rënë në gjurmët e autorëve.

“Edhe për këtë ngjarje po punohet me intensitet. Deri tani janë grumbulluar disa fakte, informacione interesante që me siguri do të hedhin dritë në drejtim të zbardhjes së kësaj ngjarje. Ajo që dua të shtoj është se ngjarje të tilla nuk është se ndodhin për herë të parë, jo për të justifikuar në opinionin publik. Pasi ne kemi përgjegjësinë në rastin më të mirë të parandalimit, dhe të zbulimit dhe vënies para drejtësisë të autorëve. Këto ngjarje të tilla nuk e kanë cënuar situatën e kriminalitetit dhe të kenë vënë në dyshim efektivitetin e strukturave policore. Edhe në lëvizjet e fundit që ka bërë drejtori i ri i Policisë së Shtetit, kanë marrë impuls të ri pune për të vijuar punën. Ne nuk flemë mbi dafina. Dy janë figurat e krimit që kemi evidentuar në këtë 9 mujor, dhuna në familje dhe krimi kibernetik,” u shpreh Dervishi.

 

Të fundit