All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Autori i dyshuar u vetëdorëzua, “La Repubblica”: Dyshime se vrasja e Edoardo Sarchit ishte porositur

All - Paragraf - 1

Autori i dyshuar u vetëdorëzua, “La Repubblica”: Dyshime

Kamber Sulçaj, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Eduardo Sarchi në Salari, është vetëdorëzuar në polici, rreth një muaj pas krimit.

All - Paragraf - 3

Sulçja dyshohet se e kreu krimin pas një konflikti që pati me bzinesmenin dhe bashkëpounëtorët e tij, për dritat e makinës.

Sipas “La Repubblica”, shuma e madhe e parave, armët e shumta dhe pajisjet e dyshimta të gjetura në banesën e Sulçajt, hedhin dyshime se krimi nuk ishte rastësi, por një vrasje e kryer me porosi.

Mbrëmjen e ngjarjes, Edoardo Sarchi, bashkë me ortakun e tij Eqerem Braçe dhe dy djemtë e këtij të fundit, ishin nisur për gjueti në zonën e Dilanit, në Tepelenë, rreth 200 kilometra nga Tirana.

Sipas hetimeve, Sulçaj, pas një debati të ashpër, ka qëlluar me armë zjarri me fishekë të plotë drejt Sarchit, ortakut të tij dhe dy djemve — por edhe drejt automjeteve të tyre.

Plumbat kanë kapur vetëm Sarchin, baba i dy fëmijëve, i martuar dhe sipërmarrës i njohur në sektorin e ndërtimit në zonën e Vareses, në Itali. Ai ishte pronar i kompanisë “Tegola Edilcentro”, themeluar tridhjetë vjet më parë nga xhaxhai i tij.

Fillimisht, policia kishte sekuestruar dy automjetet dhe kishte marrë në pyetje për gati 12 orë tre personat që ndodheshin me Sarchin atë mbrëmje, si edhe një person të katërt. Të gjithë u lanë të lirë më pas për mungesë provash.

Të fundit