Flash News

E-TJERA

Vjedhja e të dhënave të SHISH nga hakerat iranianë, qeveria hesht

Vjedhja e të dhënave të SHISH nga hakerat iranianë, qeveria

Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme e kanë kaluar në heshtje rrjedhjen e të dhënave nga Shërbimi Informativ i Shtetit, të cilat u vodhën nga hekrat iranianë.

Sipas BIRN, të dyja institucionet nuk i janë përgjigjur pyetjeve të tyre lidhur me çështjen, në një kohë kur nga hakerimi, rrodhën  të dhëna të rëndësishme nga institucioni më i rëndësishëm.

Dosjet që i përkasin Shërbimit të Informacionit Shtetëror dyshohet se u vodhën nga hakerë iranianë dhe u publikuan përmes një grupi Telegram të quajtur “Homeland Justice” javën e kaluar.

Dy video të publikuara të hënën në grupin "Homeland Justice" pasuan pretendimet e 2 nëntorit se të dhënat përmbajnë emrat dhe mbiemrat e punonjësve dhe oficerëve të Shërbimit Informativ Shtetëror, plus adresat e emailit dhe në disa raste numra celularë.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar apo mohuar se hakerët kanë marrë të dhënat dhe nuk ka pasur asnjë deklaratë publike nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Rrjedhja e supozuar është e fundit në një seri publikimesh online të informacionit të hakuar nga serverët shtetërorë në Shqipëri.

Prokuroria e Tiranës ndaloi mediat vendase të raportonin përmbajtjen e rrjedhjeve në shtator, një lëvizje që u dënua gjerësisht nga gazetarët dhe mbikëqyrësit e medias në Shqipëri.

Shqipëria prej muajsh është në shënjestër të sulmeve kibernetike, të cilat qeveria i ka lidhur me grupe iraniane.

Stafi i ambasadës iraniane në Tiranë u dëbua më 7 shtator për shkak të sulmeve kibernetike.

Që atëherë, hakerët kanë kryer operacione të tjera, duke synuar sistemin e menaxhimit të informacionit të udhëtarëve, TIMS, më 19 shtator, gjë që shkaktoi kaos në kufij. Ata publikuan gjithashtu emailet e Gledis Nanos, ish-shefit të policisë së vendit, më 19 shtator.

Më pas u publikuan të dhëna nga baza të ndryshme të të dhënave, përfshirë të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama dhe Helidon Bendo, drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe bashkëshortes së tij.

Sipas një raporti të FBI-së amerikane, hakerët iranianë hynë për herë të parë në sistemet shqiptare 14 muaj përpara se të raportohej sulmi i parë kibernetik më 13 korrik, kur shërbimet qeveritare u bënë të padisponueshme për disa ditë.

“Një hetim i FBI-së tregon se aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë morën qasje fillestare në rrjetin e viktimës afërsisht 14 muaj përpara se të fillonin sulmin kibernetik shkatërrues në korrik, i cili përfshinte një kodues skedarësh të stilit ransomëare dhe një malëare që fshinte disqet”, thuhet në raportin e FBI-së.

Të fundit