Flash News

E-TJERA

Pasagjeri pret damarët, avioni i linjës 'Lion-Stamboll' bën ulje të detyruar në Rinas

Pasagjeri pret damarët, avioni i linjës 'Lion-Stamboll'

Avioni i linjës “Lion-Stamboll”, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin “Nënë Tereza”, pasi një shtetas afgan ka tentuar të vrasë veten gjatë fluturimit me avion, duke dëmtuar damarët me brisk.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.

Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion. 40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit