Flash News

E-TJERA

Avioni i rrëzuar në Kelmend bëri dy ulje, pasagjeri dhe piloti u larguan me një “Fuoristradë”

Avioni i rrëzuar në Kelmend bëri dy ulje, pasagjeri dhe piloti u

Një avion i vogël është rrëzuar në Kelmend, pas asnjë shenjë identifikimi.

Mësohet se fillimisht avioni tentoi të ulej në livadh të Vermoshit, në kufirin ndarës midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Pas 30 minutash u përpoq të ringrihej sërish, por është përplasur me një pemë ku pësoi edhe defekt teknik.

Nga dëshmia e barinjve të cilit ishin prezent në vendin ngjarjes, rezulton se në avion kanë qenë 2 persona të paidentifikuar të cilët janë larguar me një mjet tip “Fuoristradë”.  Kryeplaku i Kelmendit Prek Vata deklaroi se barinjtë nuk janë lejuar t’i afrohen avionit të rrëzuar.

“Është ulur avioni, ka tentuar që të ngrihet sërish. Si pas asaj që kanë parë barinjtë, duket se ka pësuar defekt, ka rënë në një gardh dhe trung pishe, ka ardhur një makinë dhe i ka marrë ato dy personat, ka dhe shenjat e policisë. Policia është në dijeni, nuk ka shtëpia afër këtu, barinj që kanë tokën këtu. Nuk i kanë lënë barinjtë që t'u afrohen. Ka pasur kultivim të kanabisit në këtë zonë,” ka thënë ai.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj pohoi se përpos ndihmës që banorët e zonës i kanë ofruar, është njoftuar edhe policia për të zbardhur ngjarjen.

“Është ulur një mjet i llojit helikopter dhe sipas banorëve ka tentuar që të çohet, janë afruar disa banorë aty dhe ju kanë ofruar ndihmë nëse kanë diçka problematikë për shëndetin dhe nuk i kanë lejuar. U kanë thënë ‘Jo nuk kemi problem, mos u afroni’, dhe banorët nuk janë afruar. Njerëz të dëmtuar nuk ka. Unë nuk jam në gjendje që t’ju them nëse bëhet fjalë për trafik kanabis, nuk dimë se mjeti i kujt ka qenë dhe se çfarë ka brenda këtë do ta zbardhe policia,” tha Marinaj.

Sipas dëshmisë së barinjve në ato zonë, 2 personat identiteti i të cilit nuk dihet ende, janë larguar me një Fuoristrade të bardhë, ku gjurmët e makinës janë ende të dukshme. Ai thotë barinjtë e kanë parë këtë skenë dhe kanë shkuar për t'i ndihmuar, por nuk janë lejuar, se si janë ndaluar është ende e paqartë.  E gjithë kjo ngjarje ngre dyshime se mund të bëhet fjalë për trafik të drogës, nisur edhe nga fakti se kryeplaku thotë se në këtë zonë ka pasur parcela me kanabis si edhe operacione nga policia për shkatërrimin e tyre. Dyshimet thellohen edhe sepse gjithë avionët e këtij lloji kanë një kod në bishtin e saj, por te ky avion i rrëzuar sot në Vermosh nuk duket asnjë shenjë identifikuese.

Rrëzimi i avionit sot në Vermosh sjell dhe njëherë në vëmendje skenën e viti 2014, kur një avioni drejtuar nga piloti italian Giorgo Riformato u ul në plazhin e Divjakës në Lushnje, për të marrë një sasi prej 300 kg kanabis apo rasti i pilotit tjetër Guido Guidi i cili pranoi se do të transportonte një sasi prej 200 kg kanabis, por pasi avioni u gjet në Ishëm, nga kontrollet nuk rezulto të kishte në brendësi lëndë narkotike.

 

Të fundit