Flash News

E-TJERA

Avioni pësoi defekt, pas 4 orësh pritje reagon TIA: Shtyhet fluturimi

Avioni pësoi defekt, pas 4 orësh pritje reagon TIA: Shtyhet fluturimi

Pas 5 orësh pritje TIA (Tirana Internacional Airport), ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur sot në aeroportin e Rinasit, ku pasagjerët e linjës Tirana - Venecia u bllokuan brenda në avion. Fluturimi që ishte parashikuar të kryhej në orën 14.00 do të realizohet në orën 20.50. TIA sqaron se anullimi i fluturimit erdhi për arsye teknike.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve të kompanisë Wizz Air që udhëtojnë nga Tirana në Venezia

Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre, se fluturimi i kompanisë Ëizz Air me destinacion Venezia parashikohet të kryhet sonte në ora 20.50. Për arsye teknike, fluturimi i parë është anulluar dhe një avion tjetër i Ëizz Air është në nisje nga Shkupi për në aeroportin e Tiranës, për t’i transportuar pasagjerët më tej, në Venezia.

Aktualisht 129 pasagjerët janë në sallën e tranzitit, me trajtimin nga kompania ajrore sipas procedurave të vonesave në fluturim.

Për çdo informacion, kontaktoni ju lutem Call Center +35542381800.

Siguria e jetës është e para.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin dhe durimin.

Tirana International Airport

Të fundit