Flash News

E-TJERA

Avokat Gashi mbështet dëshminë: Basha ka qenë zyrtari më i lartë i UMNIK, përgjegjës për transferimin e dosjeve

Avokat Gashi mbështet dëshminë: Basha ka qenë zyrtari

Avokati Tom Gashi ka mbështetur dëshminë e Melaim Bellanicës. Ai tha se Lulzim Basha ka qenë drejtuesi më i lartë i UMNIK në Kosovë dhe se ishte përgjegjës për transferimin e dosjeve të luftës.

"Basha ka qenë zyrtari më i lartë i UNMIK dhe ka qenë i autorizuar për transferimin e dosjeve penale. Nuk e kuptoj pse Basha e mohon. Nëse ka qenë zyrtari më i lartë, s'ka pse i vjen trup. Ka qenë për çështje ligjore, nëse do ishte për politike mund të vihej në dyshim", tha Gashi.

Drejtuesit e lartë UÇK-së ndodhen para Gjykatës në Hagë dhe Partia Socialiste ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës për asimilimin e provave të luftës së Kosovës.

Të fundit