Flash News

E-TJERA

Avokat nga SHBA për Veliajn, gazetarja:Tarifimi për çështjet që marrin përsipër shkon deri në 2 mln euro

Avokat nga SHBA për Veliajn, gazetarja:Tarifimi për

Gazetarja Ola Xama shprehet se po i bëhet presion sistemit të drejtësisë dhe gjykatës së apelit para shqyrtimit të masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ajo vuri në dukje se përfaqësuesi i studios ligjore Kasovic, Benson Entores, i cili do të veprojë si vëzhgues në proces, nënkupton që ky rast do të ndiqet me vëmendje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Xama gjithashtu tha se tarifimi për çështjet që ata marrin përsipër është i lartë, duke varion nga 500 mijë dollarë deri në dy milionë dollarë për një çështje.

Një lloj presioni po i bëhet sistemit të drejtësisë dhe gjykatës së apelit përpara shqyrtimit të masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, një ditë para seancës.

Fakti që përfaqësuesi i studios ligjore Kasovic, Benson Entores, tha se do të ishte në rolin e vëzhguesit, kishte një nëntekst. Ky nëntekst nënkuptonte se jo vetëm do të shihte se si respektohet procedura dhe e drejta nga ana e personit të dyshuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Erion Veliaj, por edhe që procesi do të ndiqej me vëmendje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse e analizojmë më thellë, studio ligjore Kasovic, Benson Entores, e udhëhequr nga Mark Kasovic, ka një background të veçantë. Mark Kasovic ka qenë një nga avokatët e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ai ka asistuar gjithashtu në disa çështje ligjore, duke përfshirë periudhën kur Trump ishte i akuzuar gjatë mandatit të tij të parë, në vitet 2015 dhe 2017.

Megjithatë, ajo që është e rëndësishme të theksohet është se kjo studio ligjore është një nga më të kërkuarat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por fokusi i saj kryesor nuk janë çështjet penale. Ajo merret më shumë me çështje të të drejtës tregtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar.

Po ashtu, kjo studio është një nga më të paguara në SHBA, ku paga e partnerëve të saj arrin nga 250 mijë deri në 450 mijë dollarë në vit. Tarifimi për çështjet që ata marrin përsipër është gjithashtu i lartë, duke varion nga 500 mijë dollarë deri në dy milionë dollarë për një çështje.

Ndërkohë, honoraret për orët e punës të kësaj studioje variojnë nga një mijë deri në dhjetë mijë dollarë.

Nëse është e mundur, kjo çështje do të ndiqet edhe më nga afër nga avokati i përfshirë.”

Të fundit