Flash News

E-TJERA

Ngjela: Serbia dhe Greqia janë tokë shqiptare, tre shtete nuk ekzistojnë në Ballkan

Ngjela: Serbia dhe Greqia janë tokë shqiptare, tre shtete nuk

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar prej më shumë se një jave. Avokati Spartak Ngjela thotë se me praninë e saj në kufirin me Kosovën, Serbia ka shkelur marrëveshjen e ’99-ës.

Ai tha për "Spotlight" se Serbia dhe Greqia janë tokë shqiptare, investime në falsitet. Ngjela shtoi se nëse do të ketë rivlerësim të historisë, do të rezultojë se Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia nuk ekzistojnë si shtete në Ballkan.

“Serbia dhe Greqia janë investime në falsitet. Janë shqiptarë, tokë shqiptare. Ku ka grekë në Athinë? Këta vijnë e kërkojnë grekë këtu. Në qoftë se historia e Shqipërisë do rivlerësohet dhe shqiptarët do ndihmohen për të vërtetën e tyre, tre shtete nuk ekzistojnë në Ballkan. As Serbia, as Mali i Zi, as Maqedonia. Ekzistojnë, por si principatë e vogël. Ata që kanë vajt atje, kanë shkelë marrëveshjen e ’99-ës. Ka marrëveshjen në ’99-ën midis NATO-s dhe Millosheviçit”, u shpreh Ngjela.

Të fundit