Flash News

E-TJERA

Avokatë falas për emigrantët shqiptarë në Britani: Do të rishikojnë vendimet e Ministrisë së Brendshme

Avokatë falas për emigrantët shqiptarë në Britani: Do

Emigrantët shqiptarë të cilët janë larguar drejt Britanisë së Madhe, kanë mundësi të marrin avokatë falas me qëllim shqyrtimin e kërkesave për azi.

Avokati Naim Hasani tha për Euronews Albania se shtetasit shqiptarë të cilët janë në procedura për azil, mund të ëprfitojnë avokat falas nëse plotësojnë disa kushte që i dikton ligji i emigracionit.

Avokati shtoi se ndihma pa pagesë ofrohet për kërkesën që emigrantët bëjnë për ta çuar në gjyaktë dhe deri në vendimin përfundimtar.

“Qeveria britanike, ka vendosur falas një numër të madh avokatësh, që merren me çështjet e emigracionit dhe të drejtën publike të rishikimikimit gjyqësor të vendimeve të Ministrisë së Brendshme, në ndihmë të emigrantëve. Ndihma falas është për të çuar kërkesën në gjykatë deri në marrjen e vendimit përfundimtar të gjykatave.

Nuk kanë nevojë të paguajnë nëse plotësojnë të gjitha kriteret, që do të thotë që nuk kanë asnjë të ardhur dhe janë strehuar në banesat e vendosura nga Ministria e Brendshme dhe që kanë ndihma nga seksioni 95 i ligjit për emigracionin dhe azilin. Ata duhet ta kenë falas dhe mund të ndjekin procedurat për azil dhe nga kjo mund të përfitojnë një numër i madh i shtetasve shqiptarë.

Është e padrejtë mendimi se avokatët privatë do bëjnë namin, i ftoj qytetarët shqiptarë që ta marrin këtë mundësi që i ofron shteti britanik, pasi është një mundësi që ata nuk mund ta kishin ëndërruar ndonjëherë”, tha avokati.

Të fundit