Flash News

E-TJERA

Avokatët e Sarandës kundërshtojnë hartën e re gjyqësore: Është kopjuar nga vendet nordike

Avokatët e Sarandës kundërshtojnë hartën e re

Pas avokatëve të Korçës dhe Shkodrës, edhe avokatët e Sarandës kanë dalë kundër hartës së re gjyqësore, e cila parashikon shkrirjen e disa gjykatave të vendit.

Dhoma e Avokatëve në Sarandë e ka cilësuar draftin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipërfaqësor dhe të kopjuar nga vendet nordike. Sipas avokatëve, Shqipëria me standardet e propozuara nga KLGJ, nuk mund të krahasohet as minimalisht për infrastrukturën rrugore si lehtësi për të shkuar në gjykatë.

Dhoma e Avokatëve propozoi që roli i gjykatave të mbetet i pandryshuar ose në mungesë të zgjidhjes gjykata e Sarandës të jetë degë e asaj të Gjirokastrës pa ndryshuar vendndodhjen.

Ndër të tjera, avokatët dhe grupet e interesit kërkuan evitimin e shkrirjes së Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës duke argumentuar rëndësinë e pranisë së institucionit në rajon ose në të kundërt një gjykatë apeli në Fier për të gjithë Jugun.

Të fundit