Flash News

E-TJERA

Avokati: 50 mijë euro kushton një armë në tregun e zi

Avokati: 50 mijë euro kushton një armë në tregun e zi

Avokati Redi Ramaj ka thënë se gjetja e një arme në tregun e zi në Shqipëri nuk është e vështirë.

I ftuar në studion e Euronews Albania, Ramaj tha se ccmimet variojnë nga cilësia, sa më e sofitsitkuar aq më e shtrenjtë është arma.

Sipas tij, mund të shkojë deri në 50 mijë euro, por edhe më shumë.

“Një armë në tregun e zi varion nga cilësia. Sa më e sofistikuar të jetë arma aq më e shtrenjtë është. Shkon deri  në 50  mijë euro. Ka vlerë dhe më të lartë”, tha ai.

Të fundit