Flash News

E-TJERA

Avokati i Ahmetajt kritikon Prokurorinë: Mungon transparenca në procedurat për ekstradim

Avokati i Ahmetajt kritikon Prokurorinë: Mungon transparenca në

Avokati i ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ka reaguar pas kërkesës zyrtare që Ministria e Drejtësisë i ka adresuar autoriteteve zvicerane për ekstradimin e klientit të tij.

Avokati ka shprehur rezervat dhe kritikat për mënyrën se si ka proceduar Prokuroria. Sipas tij, ka mungesë transparence dhe rregullshmërie në proces.

Avokati kërkoi që të bëhen publike provat e reja që disponon organi i akuzës.

“Prokurori po thotë që ‘po na doli gjë nga kjo, do ngrejmë akuzë’. Nëse ka hetime të tjera për këtë çështje, prokurori nuk kishte ngutje të mbyllte hetimet. Nuk mund të jetë proces i rregullt me akte surprizë. Nëse ka prova të tjera, prokurori t’i paraqesë,” u shpreh ai.

Të fundit