Flash News

E-TJERA

Avokati i Belerit: Na kishin thënë më parë që s’do e linin të betohej, Rama nxiti arrestimin

Avokati i Belerit: Na kishin thënë më parë që

Fredi Beleri vijon të qëndrojë në burg dhe nuk u lejua të betohet si kryebashkiak i Himarës, pavarësisht kërkesës që i drejtoi GJKKO-së.

Avokati i tij, Edmond Dema tha për MCN Tv se pala mbrojtëse nuk është vënë në dijeni për veprimet e kryera nga hetimet. Sipas Demës, policia ka përgatitur një procesverbal ku thotë se i infiltruari i ka dorëzuar disa kartëmonedha, në të cilat nuk janë gjetur gjurmë që i përkasin Belerit apo Pandeli Kokaveshit.

“Pas 6-7 orësh janë depozituar disa kartëmonedha dhe një listë që janë dhënë nga personi i infiltruar i përdorur nga policia si bashkëpunëtor të vetën. Prova nuk i është kapur as Fredi Belerit as Pandeli Kokaveshit, këto janë stisur dhe çuar por nuk e dimë sa janë të vërteta, se policia i kishte në vëzhgim, nuk i kishte aty.

Policia ka bërë një procesverbal në 06.00 të mëngjesit që personi i infiltruar A.R., i ka dorëzuar policisë 8 monedha 5 mijë lekëshe dhe një listë me emra. Nuk thuhet e kujt kanë qenë, nuk janë gjetur gjurmë gishtash, kaq është gjithë prova dhe me këtë janë mjaftuar për të bërë arrestimin e dy personave”, tha Dema.

Dema tha ndër të tjera se te betimi si kryebashkiak ndërhyn politika se edhe pse u bë kërkesa ligjore që të shoqërohej qoftë sa të merrte detyrën para Këshillit Bashkiak.

“Na ishte thënë që më parë që nuk e lë njeri Belerin se dhe arrestimi i tij ishte bërë që ai mos të lejohet të marrë bashkinë Himarë, dhe se në zonën që do të drejtojë ky është një pasuri përrallore e hedhur dhe nga politikanët dhe nga strukturat e shtetit. Këto janë probleme politike, por ne dy avokatët ndjekim dhe linjën ligjore.

Duke qenë se është bërë një takim i djeshëm, shpresojmë se do japë rezultat se e dimë shumë mirë që Kryeministri e nxiti arrestimin e tij dhe vetëm një orë pas largimit në televizion në Tiranë, u bë arrestimi i tij”, shtoi avokati.

Të fundit