Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Avokati i familjeve të Gërdecit në mbrojtje të Berishës: Ja me kë më ngjan rasti i tij

Avokati, i cili drejton qendrën Res Publica, ku trajton çështjet e shkeljes së të drejtave të njeriut, në një intervistë për Gazetën Si, e krahasoi rastin e Berishës me rastin e Navalny, liderit të opozitës ruse, të arrestuar nga Putini në Rusi. Duke iu referuar secilit të Strasburgut, avokati i rendit disa argumenta se pse dy rastet ngjajnë, duke iu futur në shkelje të ligjit të ligjit nga SPAK dhe GJKKO.
Gazeta Si: Avokat, kemi parë këto ditë kreun e opozitës Sali Berisha në disa deklarata nga mjedisi i shtëpisë, ku kryen arrestin. Si mund t'ju ndihmoj?
Av.Dorian Matlija: Për mendimin tim, komunikimet e tij nuk janë të asaj natyre që dëmtojnë hetimet. Ndalimi i komunikimeve, pavarësisht se është i diskutueshëm sipas ligjit tonë vendas, si rregull, duhet t'i shërbejë ruajtjes se hetimeve nga cënimi i provave, për shembull, duke komunikuar me dëshmitarët e mundshëm apo ekspertët e çështjes për t'i manipuluar ata. Çdo komunikim tjetër nuk ka sesi të ndalohet, sepse, në të kundërt, do të ishte një kufizim që nuk ndjek qëllimet e ligjshme dhe do të ishte në shkelje të Nenit 18 të Konventës Evropiane. Zoti Berisha, si aktivist politik, ka të drejtë të komunikojë me ndjekësit, bashkëpunëtorët politikë, votuesit për çështje të politikës dhe lirisë së organizimit, në menyrë të lirë dhe pa kufizime, megjithëse është në arrest shtepie.
Gazeta Si: Si njohës i mirë i vendimeve të institucioneve të së drejtës europiane, a ka vendime të gjykatës për të drejtat e njeriut që i ngjajnë rastit "Berisha"?
Av.Dorian Matlija: 2. Çështja më tipike që kujtoj është Navalnny kundër Rusisë. Kjo çështje ka ngjashmëri të madhe me rastin Berisha, sepse Navalnny ishte një aktivist politik opozitar ndaj qeverisë së Putinit në Rusi. Ai u urdhërua, fillimisht, që të mos dilte jashtë vendit dhe, më pas, u urdhërua arresti në shtëpi dhe ndalimi i komunikimit. Gjykata e Strasburgut gjeti shkelje të shumëfishta në këtë mënyrë të vepruari. U shkel Neni 5 i Konventës, sepse arresti në shtëpi nuk u justifikua, pasi zoti Navalnny nuk kishte dhënë asnjë shenjë që donte të arratisej. U shkel neni 10 (për lirinë e shprehjes), sepse ndalimi i komunikimit, perveçse nuk parashikohej në ligjin vendas, nuk ishte as i justifikuar sipas Konventës. U shkel edhe Neni 18, sepse kufizimi i lirisë së shprehjes nuk ndiqte qëllimet legjitime (pra prishjen e provave), por kufizonte lirinë politike të këtij aktivisti të njohur politik opozitar. Shpesh, Gjykata e Strasburgut thekson që një masë ndëshkuese ose kufizuese nuk duhet të bëhet, sepse dikush i bën "karshillek" shtetit, por vetëm kur ndjek një qëllim legjitim. Sfidimi i "karshillëkut" nuk është qellim legjitim.
Gazeta Si: Në përvojën tuaj si avokat dhe si mbrojtës i çështjeve për të drejtën e lirisë së shprehjes nga qendra Res Publica, keni patur raste si ky i zotit Berisha dhe nëse po, si janë zgjidhur për çështjen e komunikimit?
Av. Dorian Matlija: 3. Në përvojën tonë nuk ka pasur raste të ngjashme, me të gjitha ngjyresat e rastit Berisha. Përgjithësisht, në Shqipëri, personat që janë në arrest shtëpie kanë të drejtë të komunikojnë lirisht. Përjashtim bëjnë vetëm personat me arrest në burg, të cilët mund të komunikojnë vetëm nga telefoni i burgut, por kjo menyrë është e pakufizuar, megjithëse e monitoruar. Rasti Berisha është pa precedent në Shqipëri. Megjithatë, mund të përmend rastin e aktivistëve të ndëshkuar për protestat pa leje, ku gjykatat i kanë denuar këta persona, por që, më pas, është zgjidhur nga Gjykata e Lartë 16:46 dhe, së fundi, edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila shfuqizoi dispoziten e ndëshkimit për protesta pa leje. Logjika është e njëjtë, nuk ka ndëshkim për shkak të "karshillëkut" që i behet shtetit. Gjykata e Strasburgut është shprehur se, nëse tubimi është paqësor dhe nuk shoqërohet me akte dhune, mund të zhvillohet edhe pa leje. Edhe sikur organet e rendit të urdhërojnë moszhvillimin e tubimit, aktivistët, përsëri, kanë të drejtë ta injorojnë policinë dhe të zhvillojnë tubimin pa u ndëshkuar. Po ashtu, mund të përmend edhe përvojën që kemi pasur me shkeljen e rëndë të standardeve në rastet Lapsi dhe Qyno. Sidomos në këtë të fundit, prokurori i çështjes u shpreh hapur që nuk do t'ia dijë as për vendimin njësues të praktikës gjyqësore të Gjykatës së Lartë dhe as për vendimet e Strasburgut. Gjykata, fatkeqësisht, ia miratoi këtë qendrim. Rasti Lapsi u adresua nga ana jonë deri në Gjykatën e Strasburgut dhe u zgjidh edhe me yondim të Ciukatës së Lartë ndërsa vendim të Gjykatës së Lartë, ndërsa rastin Qyno e kemi ende në proces.
Gazeta Si: Në opinionin tuaj, duhej SPAK të kishte kërkuar që në fillim autorizimin e parlamentit për kufizimin e lirisë së lëvizjes së Sali Berishës, si anëtar i Kuvendit?
Av. Dorian Matlija: Së pari, duhet theksuar se Kushtetuta përcakton që autorizimi i Kuvendit duhet të merret në rastet e heqjes së lirisë. Sipas Gjykatës së Strasburgut, arresti në burg ose arresti në shtëpi janë heqje lirie. Ndërsa ndalimi i daljes jashtë shtetit nuk është heqje lirie (deprivation), por kufizim i saj (limitation). Megjithatë, sipas Gjykatës së Strasburgut, të dyja masat janë njëlloj në natyre, por ndryshojnë vetëm te përmasa. Në rastin e një qytetari të zakonshëm, ndalimi i daljes jashtë shtetit nuk do të konsiderohej heqje lirie. Por, nëse ky ndalim zgjat shumë dhe pa afat, si dhe nëse territori është i vogël, atëherë mund të shkojë deri në konsiderimin si heqje lirie. Në rastin e një deputeti, situata është më ndryshe, sepse ndalimi i daljes jashtë shtetit pa afat është cënuese e marrëdhënieve të deputetit dhe indirekt të elektoratit të tij. Në këtë mënyrë dëmtohet, më së pari, vetë Kuvendi dhe parlamentarizmi, i cili duhet të mbrohet nga çdo ekzagjerim që mund të vijë si rezultat i keqpërdorimit të pushtetit gjyqësor. Kjo është edhe arsyeja pse deputetët kanë imunitet, jo për vete të tyre, por për parlamentarizmin në përgjithësi dhe marrëdhëniet me elektoratin. Në rastin Berisha, situata është edhe më rëndë, pasi ai nuk rezulton të jetë një deputet i thjeshtë, por deputeti më aktiv i opozitës dhe pretendent për kreun e partisë më të madhe opozitare, duke qenë palë në gjyqin për marrjen e kontrollit të PD. Kufizimi i daljes jashtë shtetit të këtij personi do të duhet të kalonte përmes filtrit të Kuvendit, aq më tepër kur ka edhe nje precedent të mëparshëm si rasti Tahiri, ku Kuvendi autorizoi, mes te tjerave, edhe ndalimin e daljes jashtë
Gazeta Si: Rrezikon Sali Berisha arrestin me burg?
Av. Dorian Matlija: Në një shoqëri demokratike, rasti Berisha nuk do të rrezikonte arrestin në burg. Mirëpo, prej kohësh, është konstatuar nga unë dhe shumë kolegë të tjerë që SPAK dhe GJKKO operojnë në shkelje të shumë standardeve, duke demonstruar, fillimisht, injorancë juridike të theksuar dhe, më tej, mospërfillje të standardeve, edhe kur avokatët i servirin këto standarde në sallën e gjyqit. Në këtë kuptim, rasti në fjalë nuk do të ishte surprizues që të shoqërohej edhe me tejkalimin e radhës, që do të ishte arresti në burg. Përgjigja është e vlefshme në kontekstin e kësaj çështjeje dhe jo nëse dalin fakte të një natyre më të rëndë./Gazeta "Si"
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38