Flash News

E-TJERA

Avokati i Lulzim Berishës kërcënohet nga i penduari i SPAK: Në listë për t’u vrarë

Avokati i Lulzim Berishës kërcënohet nga i penduari i SPAK:

Avokati Detar Hysi që mbron Lulzim Berishën është kërcënuar me jëtë.

Ka qenë i penduari i drejtësisë, Luftar Reçi ai i cili ka deklaruar në dëshminë e tij në GJKKO se avokati Hysi është në listë për t’u vrarë.

Deklarata është bërë gjatë procesit ndaj disa të pandehurve për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lamës dhe Klodian Saliut.

I pyetur nga Euronews Albania avokatu Hysi ka deklaruar se do të ndjekë rrugën ligjore.

Emiljano Shullazi, Viktor Ymeraj, Indrit Taulla dhe Indrit Rusi janë të vetmit persona të arrestuar për vrasjen me eksploziv të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Ndërsa, Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj, po ashtu nën akuzë nuk janë ende të arrestuar.

  

Të fundit