Flash News
Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë 21 vjeçari në aksin Koplik-Dedaj
Përfundon pas 9 orësh seanca për Sterilizimin, SPAK kërkon kalimin e dosjes për gjykim
28 subjekte politike regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Kush pritet të marrë drejtimin e Zërit të Amerikës me 'bekimin' e Trump
Sherr mes të miturve në Shkodër, 15-vjeçari kërcënon me thikë një 13-vjeçar
Avokati i Ilir Metës, Genci Gjokutaj foli për arrestimin e ish-presidentit, por edhe për gjendjen e tij shëndetësore, për të cilën është aluduar shumë gjatë 2 javëve që ai është duke qëndruar në qeli.
I ftuar në A2 CNN, avokati tha se “Nesër plotësohet dy javë nga dita e ekzekutimit barbar të atij vendimi, për të cilin ne kemi përgatitur një kallëzim penal".
“I kam dëgjuar këto atribuime të mediave, portale. Me përgjegjësi ligjore dhe morale, iu them se nga pikëpamja shëndetësore nuk ka asnjë lloj problemi, nuk ka as luhatje të humorit. Këto janë disa atribuime të shtypit që kanë dalë në momentet e para kur ka shkuar një avokat i paautorizuar që zoti Meta e ka përzërë. Ka shkuar një avokat i paautorizuar nga askush. Unë shkova menjëherë në drejtorinë e policisë ku ndodhej Meta dhe e kam ndjekur edhe në vazhdim”, tha Gjokutaj.