Flash News

E-TJERA

Avokati i njohur tregon se si mund të gjykohen luftëtarët e UÇK-së: Mendoj se do të qëndrojnë në paraburgim

Avokati i njohur tregon se si mund të gjykohen luftëtarët e

Avokati kosovar Tom Gashi tha se luftëtarët e UÇK-së, do të gjykohen në gjendje jo të lirë. Ai përmendi faktin se gjyqtari para pak kohësh vendosi që ata të qëndrojnë në paraburgim dhe nuk ka asnjë mundësi që për një kohë kaq të shkurtër gjyqtari të ndryshojë masën e dhënë më herët, deklaroi Gashi për “Open”.

“Gjyqtari vetë tha që avokatët duhet të paraqesin një aplikim në formë të shkruar dhe gjykatësi do të vendosë. Unë mendoj që ato nuk do të lirohen, do të qëndrojnë në paraburgim në Hagë. Do të ishte çështje e rëndë që gjyqtari do të mohonte vendimin e vet me ndërprerjen e paraburgimit. Do të donim të ishte e ndryshme po ja që kështu është”, tha Gashi.

Të fundit