Flash News

E-TJERA

Avokati i Popullit raport për protestat: 124 të shoqëruar, nga të cilët 57 të mitur

Avokati i Popullit raport për protestat: 124 të shoqëruar, nga

Avokati i Popullit ka nxjerrë një raport paraprak lidhur me protestat që janë zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës. Në njoftimin zyrtar, thuhet se janë zhvilluar një sërë inspektimesh dhe vizitash në komisariatet e kryeqytetit si dhe në qendrat shëndetësore kryesore.

Sipas AP, numri i të shoqëruarve ka qenë i lartë: 124 persona, nga të cilët 57 të mitur. Gjithashtu bënë me dije se numri i të arrestuarëve është disa herë më i lartë se kapacitetet e shoqërimit dhe ndalimit në drejtoritë vendore dhe komisariatet e kryeqytetit.

Avokati i popullit thotë se dhomat e sigurisë nuk kishin numër të mjaftueshëm dezifektantësh dhe maskash. Gjithashtu Avokati i Popullit ka konstatuar se përgjatë shoqërimeve në Polici ka pasur edhe disa të mitur nën moshën 14 vjeç dhe se procedurat e shoqërimit për ta kanë paraqitur disa probleme për të cilat do të kryhet një hetim i thelluar.

Mësohet se në Komisariatin nr.3, ishin shoqëruar 13 të mitur të cilët ishin lënë më pas të lirë, ndërsa në momentin e vizitës së përfaqësuesve të Avokatit të Popullit,  mbaheshin 5 persona të arrestuar në kushte të papërshtatshme për ruajtjen e shëndetit të tyre.

Ndërkohë thotë AP, në Komisariatin nr.1 situata paraqitej më komplekse për shkak të numrit masiv të të shoqëruarve që ishin sjellë këtu.

Në Komisariatin e Policisë Nr.2, janë shoqëruar 38 persona, 10 prej të cilëve nën moshën 18 vjeç, ndërsa në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë shoqëruar 17 veta, 9 prej të cilëve nën moshën 18 vjeç, thuhet në njoftim.

Dy prej të miturit, sipas AP të pyetur nëse kanë qenë të pranishëm avokati apo psikologu gjatë marrjes në pyetje, u përgjigjen se janë pyetur vetëm nga punonjësi i Policisë i cili i ka bërë presion të pranonte se kishin kryer veprime të dhunshme.

Sa i përket të lënduarëve në protestë, nga inspektimet e bëra, Avokati i Popullit konstaton se ditën e parë të protestës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 14 efektivë të policisë dhe 2 protestues, ndërsa ditën e dytë 5 efektivë të Policisë dhe 2 protestues. Punonjësit e Policisë paraqisnin kryesisht dëmtime të shkaktuara nga hedhja e gurëve dhe sendeve të forta. Një prej tyre që kishte pësuar dëmtime të syrit, paraqiste gjendje më serioze.

 

Të fundit