Flash News

E-TJERA

Avokati i Popullit raport për protestën e djeshme: 51 persona të shoqëruar, mes tyre të mitur dhe vajza

Avokati i Popullit raport për protestën e djeshme: 51 persona të

Avokati i Popullit ka nxjerrë një tjetër raport për protesën e një dite më parë. AP bën me dije se ka vijuar punën në terren duke monitoruar nga afër protestat si edhe situatën pas përfundimit të protestave, duke kryer inspektime dhe vizita në komisariatet e kryeqytetit.

Në njoftimin e Avokatit të Popullit thuhet se gjatë protesës së datës 13 janë shoqëruar gjithsej 51 persona, nga të cilët 9 të mitur. Përgjithësisht shton ai,  të miturit janë lënë të lirë pas verifikimit të tyre, me përjashtim të një rasti kur ata janë gjetur me lëndë piroteknike.

Në intervistat e zhvilluara me përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit, disa prej të shoqëruarve pretenduan se kanë marrë pjesë në protestë, por nuk kanë kryer veprime të dhunshme ndërsa disa të tjerë janë shprehur se kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë marrë pjesë në protestë.

AP thotë se nga personat e shoqëruar pati një numër të kufizuar pretendimesh për ushtrim të dhunës.

Sa i përket situatës në Qëndrat e Shërbimit Mjekësor, Avokati i Popullit  njofton se kanë marrë shërbim mjekësor 2 efektivë të policisë me dëmtime në krah dhe në këmbë, dhe një protestues, të cilët pasi janë mjekuar kanë lënë ambjentet e spitalit.

"Ndër personat e shoqëruar është konstatuar se janë shoqëruar edhe tre femra.

- Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë shoqëruar 2 persona, nga të cilët nga të cilët nuk ka pasur persona në moshë të mitur.

- Në Komisariatin e Policisë Nr.1, janë shoqëruar gjithsej 16 persona, nga të cilët 1 në moshë të mitur si dhe 2 vajza.

- Në Komisariatin e Policisë Nr.2, janë shoqëruar gjithsej 10 persona, nga të cilët 3 në moshë të mitur dhe 1 vajzë.

- Në Komisariatin e Policisë Nr.3, janë shoqëruar gjithsej 18 persona, nga të cilët 6 në moshë të mitur.

- Në Komisariatin e Policisë Nr.4, janë shoqëruar gjithsej 4 persona, nga të cilët nuk ka pasur persona në moshë të mitur. "

Të fundit