Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Avokati i premton të riut vizë pune në Gjermani për 1500 Euro: Edhe të blesh bukë të duhet avokat

Një i ri, i cili i kishte paguar 1500 Euro një avokati pasi ky i fundit i kishte premtuar se do ta ndihmonte për të nxjerrë vizë gjermane, kërkon që t’i kthehen paratë mbrapsht. Marsel Sina, thotë për emisionin Stop në Tv Klan, se avokati Sokol Berberi i kishte kërkuar gjithsej 300 Euro, gjysmat e parave në fillim dhe gjysmën tjetër pasi të dilte viza. Sipas marrëveshjes së tyre, nëse nuk realizohej, avokati do të kthente paratë. Por viza për punë në Gjermani nuk doli dhe tani Marsel Sina kërkon 1500 Euro.
Që nga muaji Prill dhe deri në Tetor 2021, avokati Sokol Berberi nuk mbaroi punë dhe nuk ktheu paratë, duke gjetur justifikime.
Marsel Sina: Avokati Sokol Berberi më premtoi një vizë pune gjermane. Viza e punës kushtonte 3 mijë Euro. Në fillim Sokoli donte 1500 Euro, ndërsa 1500 Euro të tjera i donte kur unë të merrja vizën e punës. Sokoli më premtoi që unë vizën e punës do ta nxjerr për 1 muaj e gjysmë. Nëse nuk do ta nxjerr vizën për 1 muaj e gjysmë, do të kthej 1500 Euro mbrapsht. Kjo punë ka kaluar një kohë të gjatë. 1500 Euro Sokolit ia kam dërguar që në muajin Shkurt. Kur e merrja në telefon Sokolin më mashtronte, pas 2 javësh, jam bllokuar nga koronavirusi, pas 3 javësh, pas 10 ditësh e kështu vazhdonte me mashtrimet e veta. Për momentin ndodhem në Gjermani. Kam shumë besim te emisioni Stop.
Gazetari i emisionit Stop, avokati Sokol Berberi tha se do e asistonte të riun nëse ambasada vononte përgjigjen. Sipas tij, edhe për të blerë bukë, duhet asistenca e një avokati. Pas këmbënguljes sonë, Berberi premtoi të kthente paratë në 15 Tetor, duke kërkuar që problemi të mos transmetohej.
Gazetari- Të dalim direkt tek tema, se unë kam një takim tjetër!
Av.Sokol Berberi-S’ka gjë. Cili është personi, ose për cfarë jam mendu, por nuk…
Gazetari-Ëëë..,Marsel Sina.
Av.Sokol Berberi-Ëëë…,ok! E njof Marselin, është në Gjermani tani.
Gazetari- E ka sjellë si shqetësim, si denoncim, ku në përshkrimin, që bën në redaksinë tonë, thotë: I kam thënë 1500 euro nëpërmjet një shokut tim, për të nxjerrë një vizë për në Gjermani.
Av.Sokol Berberi- Jo për të nxjerrë vizën, por për procedurat, duke filluar nga takimi, dokumentacioni edhe të gjitha.
Gazetari – Mesa di unë, lihet ky takimi, që nxjerr ambasada?
Av.Sokol Berberi- Termini. (takimi)
Gazetari- Termini, që është shumë i vështirë për t’u kapur?
Av.Sokol Berberi- Po pra, bravo…!
Gazetari-Këtë e bën vetë, s’ka nevojë për avokat.
Av.Sokol Berberi-Jo, jo e bën vetë, po unë i bëj dhe kërkesë- ankesë, kanë kaluar afatin në bazë të ligjit, sepse i vonojnë p.sh:e ka për 40 ditë, i vonojnë 9 muaj, 6 muaj, 5 muaj ambasada…terminin.
Gazetari-Po unë e di, po e kape, po s’e kape…
Av.Sokol Berberi- Po bravo, por i kanë anulu…
Gazetari- Jo, jo! I përzgjedh sistemi. Ti mund të kesh 3 vjet, që pret dhe s’i kap datat e aplikimit. Mund të hysh sot dhe e kap. Po e di unë, se jam marrë…, më kupton?
Av.Sokol Berberi-Është vendndodhja, banesa…
Gazetari-Po pse me avokat?!
Av.Sokol Berberi-Me avokat bëhet cdo gjë, me avokat bëhet, mund të shkosh të blesh edhe bukën me avokat, hahhaha…
Gazetari-Prandaj po të them, n.q.s ti e justifikon punën, ato, cfarë i ke bërë atij…
Av.Sokol Berberi-Nuk ka lidhje, unë do t’ia jap gërmë më gërmë.
Gazetari-Mos ia kthej, që mos thuash nesër-pasnesër i kam bërë punë…
Av.Sokol Berberi-Genci më mirëkupto! Më shiko njëcikë! Nuk kemi debat për të tilla gjëra.
Gazetari-Ok!
Av.Sokol Berberi-Thjesht i kam thënë në 11 shtator. Me 11 shtator unë kam qënë sëmurë, ai ndoshta më ka marrë …Jo s’më ka marrë. Me mua ai ka një muaj, që s’më merr më mua…
Gazetari-Ti je privat. N.q.s e justifikon punën, s’ka përse…të ndihesh debitor.
Av.Sokol Berberi-Patjetër! Jo, jo unë jam debitor moral. Thjesht ai është tërhequr dhe më thotë: tani m’i jep!
Gazetari- Në qoftë se të bën puna aq, thuaja ti: më bën puna kaq, të kam bërë këto, këto…!
Av.Sokol Berberi- Jo tani ai thotë: nuk e dua më, tërhiqem dhe reagimi e ka për datën, se ka kalu data 11 shtator.
Av.Sokol Berberi-Po jo me e nxjerr, po si do e nxjerrësh në media?! Po jo mo Genci, nuk duhet me e nxjerr në media! Ik bisedo ti me zotërinë, në këtë datë ke lekët.., eee kaq!
Gazetar- E kaq, po!
Av.Sokol Berberi- Po kjo s’ka pse bëhet mediatike! Të lutem tani, se unë jam duke fol..!
Gazetari- Më shiko tani! Ti kuptoje dhe llogjikën time! Mua nuk më ka paguar ai nga Gjermania dhe po vij t’i zgjidh hallin atij. Jam shumë i ftohte në këtë gjë, prandaj po të them!
Av.Sokol Berberi- Genc më dëgjo! Dhe unë jam shumë i ftohtë. Dakord!. Ai zotëria më ka thënë: më jep pagesën dhe unë i kam thënë: do ta jap në filan datë, në të cilën datë nuk ia kam dhënë. Tashti në filan datë, të them unë, e ka të sigurtë 5 milionë përqind.
Gazetari-Po kaq..!
Av.Sokol Berberi- Po tani s’ka pse të bëhet mediatike kjo, atëherë c’u pa kjo?!
Ai të shkojë në gjykatë pastaj…!
Gazetari-Po le të shkojë…!
Av.Sokol Berberi-Jo, jo! Them në kuptimin..,s’ndodh ajo…Unë jam duke shlyer detyrimin. Tani, që të jem i sinqertë, unë më 21 gusht.., ëëë të lutem…!
Gazetari-Rëndësi ka zgjidhja!
Av.Sokol Berberi-Më dëgjo Sokolin, se unë kam dalë sot. Zgjidhja, n.q.s do më tolerosh ti në kuptimin njerëzor, e kupton vetë…unë, në qoftë se i kam thënë në 11 Shtator, unë kam dalë sot dhe në qoftë se më mirëkupton, unë kam dalë sot dhe në 15 Tetor unë e shlyej.
Nga Gjermania ku ndodhet me punë, Marsel Sina na konfirmoi se avokati Sokol Berberi ia ktheu shumën prej 1500 Eurosh./ TV Klan
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38