Flash News

E-TJERA

Avokati i Tahirit: Dikush ka ndikuar tek trupi gjykues kur u tërhoq për vendim

Avokati i Tahirit: Dikush ka ndikuar tek trupi gjykues kur u tërhoq

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia është shprehur se vendimi i dhënë për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri nuk është në bindjen e trupës gjykuese.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Haxhia tha se gjithçka ka ndryshuar në dhomën e këshillimit, kur gjyqtarët u tërhoqën për të marrë vendimin.

Pjesë nga biseda në studio

Maks Haxhia: Për mua ka ndodhur diçka në momentin që ata janë mbledhur në dhomën e këshillimit për të marr vendimin. Nuk jam profeti apo symadhi që të shoh se çfarë ndodhi.

Fevziu: Ju nuk e prisnit këtë vendim?

Maks Haxhia: Absolutisht, maksimumi ne prisnim për një oportunitet vendimin e shkallës së parë. Por unë e kam të provuar. Ata që ndikuan i dolën së keqes përpara sepse e panë si do të ishte perspektiva e kësaj çështjeje në gjykatën e lartë.

Fevziu: Kush ka ndikuar?

Maks Haxhia: Unë sjell argumentet që ky trup gjykues nuk ka shprehur vullnetin që i takon.

Fevziu: Do të bëni rekurs?

Absolutisht. Por gafa më e madhe është kjo: Kur bën ankim i pandehuri dhe nuk ka ankim të palës tjetër që është prokurori, gjykata nuk mund të rrëzojë vendimin e palës tjetër.

Prokuroria kërkoi 12 vjet për tre akuza për të cilat ishte dhënë pafajësia në Gjykatën e Shkallës së parë.

Të fundit